Vetura luksoze e bllokon trotuarin në Spitalin e Mitrovicës, pacientëve u mbetet të “fluturojnë”

Publikuar më:

Një qytetar me veturën e tij luksoze, nuk e ka pasur problem të parkohet në trotuarin e oborrit të Spitalit të Mitrovicës.

Kështu, ka bllokuar vendin ku qarkullojnë edhe pacientët, shkruan “Jepi zë”.

Një dëshmitar i ka thënë gazetës se vetura me targa 02 ka qëndruar e parkuar për një kohë mjaft të gjatë.

Duhet theksuar se nuk janë të rralla rastet që veturat bllokojnë qarkullimin e këmbësorëve.

JU REKOMANDOJMË