Rreth nesh

Mirësevini në Jepi zë! Burimi juaj kryesor për informacionet e fundit nga veriu i Kosovës dhe më gjerë që nga viti 2017.

Ekipi ynë i gazetarëve me përvojë është i përkushtuar t'ju sjellë mbulim të saktë dhe të përditësuar mbi historitë që kanë më shumë rëndësi për ju.

Ne punojmë vazhdimisht për të përmirësuar dhe zgjeruar mbulimin tonë dhe mirëpresim komentet dhe kontributet tuaja.

Jepi zë është portal i regjistruar në Republikën e Kosovës, informacionin publik për regjistrimin e portalit mund ta gjeni në faqen zyrtare të ARBK (Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës).

Nëse jeni të interesuar për të reklamuar në Jepi zë, më shumë detaje do të gjeni në faqen tonë të dedikuar marketingut.

Faleminderit që zgjodhët Jepi zë si burimin tuaj të preferuar të informacionit.

Shkumbin Kajtazi

Themelues

Shkumbin Kajtazi është i lindur në vitin 1993 në Mitrovicë, ku kreu shkollimin e rregullt. Ai përfundoi studimet Master në “Gazetari dhe Kontakte me Publikun” në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë redaktor në Gazetën “Metro”, bashkëthemelues dhe redaktor në Gazetën “Reporteri”, si dhe gazetar në disa media.

Në vitin 2017, themeloi Gazetën “Jepi zë” në Mitrovicë. Fillimisht, fokusi i këtij medium ishte Mitrovica, më pas u bë i gjithë rajoni verior i Kosovës, e tani lexohet në mbarë Kosovën dhe jashtë saj ku ka kosovarë.

Aktualisht, Shkumbini është themelues i Gazetës Jepi zë si dhe kryeredaktor në mediumin nacional “Lajmi net”.