Policia i “sakatoi” vozitësit që parkohen në qendër të Mitrovicës, veturave po ju vendosen bllokada

Publikuar më:

Sot në Komunën Mitrovicës po vërehet një prezencë e madhe e policisë nëpër rrugët e qytetit.

Në qendër të qytetit më saktësisht pranë shtëpisë së Xhafer Devës janë bllokuar vetura nga policia, shkruan Jepi zë.

Sipas raportuesëve, policët po shqiptojnë gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Një qytetar i ka thënë redaksisë, se Policia përveç angazhimit të autobarjtes (marimangës), ka të angazhuar nga kjo kompani edhe individ që me veturën e tyre, po u vendos automjeteve bllokada në goma.

Ndryshe numri i madh i automjeteve në qytetin e Mitrovicës ka shkaktuar edhe kaos urbanistik, duke e rikthyer edhe njëherë në mendje nevojën e rrugëve alternative.

JU REKOMANDOJMË