Parkimi i veturave vend e pa vend është një problem i vazhdueshëm që përballen qytetarët, por edhe Policia e Kosovës.
Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Tunelin e Parë në Mitrovicë, ku një veturë është parkuar menjëherë tek hyrja e banesës, shkruan Jepi zë.
Ky parkim ka revoltuar banorët, të cilët e kanë quajtur të papërgjegjshëm shoferin e kësaj veture.
Njëri ka banorët e ka kritikuar këtë veprim, pasi i njejti ka të sëmurë në banesë dhe ky parkim i kësaj veture do t’i sillte telashe që ta barte familjarin e tij./ Jepi zë.