Rruga “Ali Zeneli” tashmë është e njohur për problemet e shumta infrastrukturore, të cilat po vijnë për shkak të mos hapjes së tërësishme të rrugës.
Sikur të mos mjaftonin vetëm këto probleme, për banorët ka lindur edhe një problem i ri, shkruan Jepi zë.
Në ndërtesën e parë në hyrje të rrugës “Ali Zeneli” dikush ka bërë një veprim të ulët që sipas banorëve është uzurpim.
Koridori i banesë që shërben për të dalur në parkun e fëmijëve mbrapa ndërtesës, dikush e ka mbyllur dhe e ka kthyer në lokal.
Banorët janë ankuar në “Jepi zë” dhe të njejtit kanë paralajmëruar ankesë edhe në Komunën e Mitrovicës.
Ndryshe banorët e rrugës “Ali Zeneli” po vazhdojnë ta vuajnë keqqeverisjen dhe dhënien e lejeve të ndërtimit kohë më parë pa u hapur rruga./ Jepi zë