Toka gati ta “përpijë” asfaltin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, bllokohet një korsi

Publikuar më:

Një pjesë e rrugës me katër korsi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është bllokuar që prej disa ditësh.


Arsye për këtë, është rrëshqitja e dheut poshtë rrugës, duke bërë që një pjesë e madhe e asfaltit të lëvize për dhjetëra cëntimetra, shkruan “Jepi zë”.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të gazetës, duke treguar pamje nga pjesa ku rrëshqiti dheu.

Gazeta mëson nga dëshmitari se kjo pjesë ndodhet në kyçjen nga autostrada për në Prishtinë, afër pompave të derivateve.

Siç mësohet, një kompani ka dalë prej disa ditësh në vend të ngjarjes dhe ka izoluar atë pjesë, mirëpo rreziku vazhdon pasi rrëshqitja mund të jetë më e thellë.

Ndryshe, kjo pjesë e hyrjes në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë nga autostrada, u renovua para pak muajsh./Jepize.com

JU REKOMANDOJMË