Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Publikuar më:

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi zë.

Infermierët në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës kanë dhënë shembullin më të keq për pacientët dhe qytetarët, pasi vetë ato nuk bartin maska.

Në një foto që u bë sot në mëngjes dhe u dërgua në “Jepi zë”, shihen dy infermiere të Emergjencës në Mitrovicë të cilat komunikojnë me qytetarë dhe asnjëra nuk e ka të vendosur maskën.

Ndryshe, institucionet shëndetësore dhe ato qeveritare vazhdimisht bëjnë apel që të respektohen masat mbrojtëse, si maska dhe mbajtja e distancës, të cilat janë të rregulluara edhe me ligj.

JU REKOMANDOJMË