Përplasen dy vetura tek semaforat afër “Adriatikut”, Policia del në vendin e ngjarjes

Publikuar më:

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të Mitrovicës.

Nga fotografitë e dërguara nga një lexues në “Jepi zë” shihet se ka dëme materiale ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin tek semaforat, në afërsi të ish-hotel Adriatikut.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

JU REKOMANDOJMË