Drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci ka njoftuar se E-kioska e vendosur në fshatin Kçiq të Mitrovicës është jashtë funksionit.
Sipas Stavilecit E-kioska është dëmtuar qëllimisht dhe ky dëm kap vlerën mbi 3 mijë euro, shkruan Jepi zë.
Ai bëri të ditur se Policia e Kosovës është njoftuar me kohë dhe tani janë duke e trajtuar rastin.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës, ju njoftoj se E-kioska e vendosur në fshatin Kçiq të Mitrovicës është jashtë funksionit.
E-kioska është dëmtuar qëllimisht, dëmtimi ky i shkaktuar që si vlerësim i parë kap vlerën mbi 3.000 euro. Policia e Kosovës është njoftuar me kohë dhe tani janë duke e trajtuar rastin dhe jemi në koordinim të ngushtë me organet e rendit.
Ky rast uroj të jetë rasti i fundit i dëmtimit të asaj çka është publike dhe në shërbim të qytetarëve.