Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Publikuar më:

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin e këmbësorëve.


Ky rast kishte ndodhur në rrugën kryesore “Mbretresha Tetutë”, afër stacionit të autobusëve në Mitrovicë, më saktësisht pranë një lokali të ushqimit, vend ku shpesh bllokohet  rruga nga mungesa e një parkingu.

Kjo veturë e parkuar, kishte rastsisur të ishte e një mërgimtari, i cili pas publikimit në Jepi zë, ka reguar duke komentuar.

Mërgimtari e ka pranuar se e ka parkuar gabimisht dhe ka kërkuar falje qytetarëve mitrovicas, por edhe e ka ofenduar Jepi zë, për publikimin e fotos.

“Une jom qaj qytetar qe kam parku Veteran para trepqes kam parku me ngut pak se kem pas nje rast vdekje e kam shku me ngut me ba porosin per ushqim po ky. Portkali… poe quaj keshtu qenka nje maskara idiot. Ju kerkoj ndjes te gjith mitrovces nese kam pengu trotuarin flm per mbeshtetjen te gjidhve Kurse keti portkali jep ze qen Kot o maskara”, ka komentuar ai.

Jepi zë, vazhdimisht ka raportuar ankesat e qytetarëve që vijnë për shqetësimet e arsyeshme.

JU REKOMANDOJMË