Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Publikuar më:

Rruga pranë Gjimnazit “Frang Bardhi” në drejtim të shkollës “Musa Hoti” ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga këmbësorët.

Mirëpo një pjesë e këtij shiriti që shërben për qarkullimin e qytetarëve është e mbyllur, shkruan Jepi zë.

Qytetarët po kërkojnë që kjo pjesë të hapet dhe të bëhet trotuar, pasi është shumë i nevojshëm.

Në këtë hapësirë gjenden disa shkolla, dhe detyrimi i nxënësve dhe nënave me karroca të ecin nëpër rrugën e automjeteve nga bllokimi i trotuarit paraqet rrezik, gjithashtu kjo pjesë është mjaft e frekuentuar nga banorët e lagjes Bair.

JU REKOMANDOJMË