Lajm i mirë: Rruga “Ali Zeneli” në qendër të Mitrovicës do të hapet, Komuna do të këmbejë pronën e saj me atë private

Publikuar më:

Rruga “Ali Zeneli”, që konsiderohet si një ndër kryesore në qytetin e Mitrovicës, planifikohet të hapet me qëllim që të lidhet me rrethin kryesor të qytetit.


Sipas Planit Rregullues Urban “Qendra”, kjo rrugë pritet të hapet nga rrethi kryesor për tek rruga “Ali Zeneli” duke vazhduar nëpër atë “Ferat Dragaj” dhe për të dalur tek Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, shkruan “Jepi zë”.

Ka disa vite që kjo rrugë ka qëndruar e bllokuar pasi disa nga pronarët e tokave nuk po mund të arrinin marrëveshje. Mirëpo gjërat kanë lëvizur dhe Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm ka gjetur një zgjidhje, duke bërë këmbimin e pronës komunale me ato private.

Prona e Idriz Sadikut dhe Xhavit Bekes, të cilat gjenden në rrugën “Ali Zeneli”, do të këmbehen me objektin e njohur si barantorja e shtetit në qendër, përkatësisht pjesa mbrapa Shtëpisë së Shëndetit.

Të gjitha procedurat tashmë kanë përfunduar dhe vlerësimi është bërë nga Ministria e Financave, departamenti i tatimit në pronë.

Ndryshe, kjo rrugë ka mbetur ende e parregulluar, pasi Komuna nuk mund ta rregullojë pa u hapur tërësisht.

JU REKOMANDOJMË