LAJM I MIRË: Pas raportimit të “Jepi zë”, Komuna ua paguan gjysmën e borxhit studentëve që fituan bursë

Publikuar më:

Më 3 shtator “Jëpi zë” raportoi se Komuna e Mitrovicës iu ka borxh dikur rreth 200 studentëve që kishin fituar bursë në vitin 2018.

Sic u raportua, Komuna kishte borxh rreth 8 mijë euro, pasi ishin rreth 200 studentë ndaj të cilëve kishte detyrim 420 euro.

Mirëpo, i njëjti student që raportoi rastin, është lajmëruar sërish në “Jëpi zë”. Ai ka thënë se Komuna ua ka paguar gjysmën e borxhit.

“Pershendetje, jam ai studenti qe u ankova per burse dhe ju e postuat problemin tim, desha t’iu informoj se komuna ka paguar gjysmen e borgjit pas publikimit tuaj, faleminderit!”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, “Jëpi zë” do të vazhdojë ta përcjell këtë rast, derisa të paguhet i tërë obligimi që Komuna ka ndaj bursistëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.