Kamioni i ETC-së ia futë trup sheshit të qytetit si në “bahçe të babës”

Publikuar më:

Një kamion i ETC-së, në mes të ditës sot, ka hyrë përmes sheshit të qytetit të Mitrovicës.


Qytetarët kanë dërguar disa foto në adresë të “Jepi zë”, ku shihet ky mjet i rëndë duke përshkruar sheshin e qytetit, të destinuar për kalimtarë.

Ndërkohë, menaxheri i ETC-së në Mitrovicë, Valon Peci, i ka thënë “Jepi zë’ se kishin marrë leje nga Komuna për këtë promocion.

“ETC eshte kompani private, e cila zbaton ne perpikmeri ligjet dhe rregulloret komunale ne kete rast. Ne kemi bere kerkese prane organeve komunale, me c’rast jemi pajisur me leje per kete promocion”, ka thënë Peci.

Sidoqoftë, dihet se mjetet motorike e dëmtojnë sheshin e sidomos pllakat. E madje, dëm më të madh bën një mjet i tillë.

Ndryshe, “Jepi zë” ka raportuar shumë herë për mjete që futen në shesh dhe, përveç që rrezikojnë qytetarët, dëmtojnë sheshin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.