Një i sëmurë është dashur të pres për një kohë në veturë, pasi rruga për në Emergjencë ishte bllokuar.
Një dëshmitar i ka thënë “Jepi zë” se për disa minuta, i sëmuri është detyruar të pres në kolonë.
Sipas dëshmitarit, rruga ishte bllokuar nga kamioni që po shkarkonte diçka në njërin nga repartet e Spitalit.
Ndërkaq, ankesa ka pasur për vonesë në trajtim dhe qasje të vështirë në repartet emergjente të Spitalit.
Duhet theksuar se Spitali Regjional i Mitrovicës ka një oborr me rrugë mjaft të ngushta, të cilat edhe ashtu përdoren për parking shpeshherë.