Huliganizmi s’ka të ndalur, dëmtohen lodrat e fëmijëve tek Liqeni Akumulues

Publikuar më:

Lodrat e fëmijëve tek Liqeni Akumulues në qytetin e Mitrovicës janë dëmtuar gjatë natës së mbrëmshme.


E siç duket kjo ka ardhur nga persona të papërgjegjshëm e huliganë, të cilëve nuk iu është mësuar syri të shohin gjëra të bukura, raporton “Jepi Zë”.

Lodrat e ndërtuara në këtë pjesë të qytetit tërhiqnin atraksion për vizitorët dhe fëmijët, mirëpo siç duket dikujna kjo gjë i ka penguar dhe i ka prishur rahatinë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që dëmtohen lodrat tek liqeni i qytetit, dëmtime të tilla pasur edhe në të kaluarën.

JU REKOMANDOJMË