Banorët e Kçiqit tregojnë pasojat që po sjell gurëthyesi, “masakrohet” rruga e krojet mbesin pa ujë

Publikuar më:

Banorët e Kçiqit nuk po ndalen së raportuari, siç thonë ata, dëmet që po sjell gurëthyesi i vendosur në kodrën e Cërrnushës.


Ata kanë publikuar disa fotografi në faqen e fshatit, ku duket rruga e sakatuar dhe krojet e thara, shkruan “Jepi zë”.

Banorët thonë se është koha e fundit që të ndërmirret diçka nga organet përgjegjëse, ndërkohë që kërkohet edhe angazhimi qytetar për të mbrojtur vlerat dhe pronat e tyre.

“Foto-lajm për pasojat në burime dhe dëmtimin e rrugës në Kçiq të Madh nga transportuesit e mëdhenj të gurthyesit në kodrën e Cernushes – është koha e fundit të ndërmirret diçka nga organet përgjegjëse por edhe kërkohet aktivizëm qytetar për të mbrojtur vlerat dhe pronat para këtij dëmtimi të vazhdueshëm”, thuhet në faqen e fshatit.

Ndërkohë, për këtë gurëthyes është raportuar dhe më herët nga “Jepi zë”, e banorët e fshatit kanë nënshkruar edhe peticion.

JU REKOMANDOJMË