Ankohet qytetari: Banesa po ndërtohet pa rrjeta mbrojtëse, po rrezikohemi

Publikuar më:

Një banesë po ndërtohet në një rrugë afër vendit të njohur si “te bunari” në Mitrovicë, dhe nuk ka të vendosura rrjetat e sigurisë në skele.

Një qytetar është drejtuar tek “Jepi zë”, duke shprehur shqetësimin për ekspozim të vazhdueshëm ndaj rrezikut.

Sipas tij, qytetarët por edhe nxënësit kalojnë çdo ditë andej dhe janë shumë afër mureve ku po punohet.

Sidoqoftë, ligji kërkon që ndërtuesit të vendosin rrjetat në skele për të parandaluar që ndonjë gjë të bjerë nga lartë ku po punohet.

JU REKOMANDOJMË