Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient.
Ai ka dërguar disa pamje në “Jepi Zë”, duke thënë se në orën 09:00 të ditës së diele në repartin e Pediatrisë, nuk ka pasur asnjë mjek në vendin e punës.
Përveç mungesës së mjekëve, qytetari ka thënë se nuk ka parë as teknikë, infermierë, recepsionistë e as sigurim.
Në video shihet ky qytetar duke i provuar të gjitha zyret me radhë, mirëpo të gjitha, sipas tij, ishin të mbyllura.