Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para 1 viti

Publikuar më:

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi.

Mirëpo sot, një minator thotë se në kompenzim të bonave iu dha një narezak me afat të skaduar më 15 gusht të vitit të kaluar, shkruan “Jepi zë”.

“Në minierën e Trepçës kosumohet narozaku me afat të përdorimit 15.08.2021, ndërsa sot jemi 20.09.2022. Diferenca osht 1 vjet e 1 muaj”, ka thënë një minator për “Jepi zë”.

Si dëshmi, ai ka dërguar një fotografi ku shihet se në ambalazh afati i përdorimit është 15.08.2021.

“Jepi zë” i ka kërkuar që të dëshmojë se fotografia është realizuar sot, dhe për këtë ai ka vendosur konservën pranë raportit të punës që mban datën e sotme, 20.09.2022.

Kujtojmë që minatorët e Trepçës vazhdojnë të marrin bona nga kompania, dhe me këtë ushqehen në kuzhinën e Trepçës ndërsa ato që nuk i shfrytëzojnë kompenzohen. Por, në disa raste ata kanë kërkuar që të ndalet kjo praktikë dhe t’u jepen nga 5 euro secilit minator për ushqim.

JU REKOMANDOJMË