Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të Mitrovicës.
Ai ka pyetur nëse guxon që në shtetin ku jeton ta ndal veturën në mes të rrugës, edhe atë në kahjen e kundërt të qarkullimit, shkruan “Jepi zë”.
“A guxon more kështu në Finlandë?!”, ka shkruar qytetari në “Jepi zë”, duke thënë se vetura qëndroi për disa minuta derisa mërgimtari përfundoi bukën.
Sipas tij, mërgimtari kishte ndaluar në rrugë dhe ishte futur për të ngrënë ushqim në një çebaptore. Siç edhe shihet në fotografi, rruga është bllokuar pasi mërgimtari parkoi në anën e kundërt.