Me datën 15 të muajit dalin paratë e pensioneve, rrjedhimisht shkaktohet radhe e gjatë tek bankomatet.
Mirëpo, kësaj here jo të gjithë pensionistët e kishin fatin t’i merrnin paratë e pensionit, që kësaj radhe ishin 200 euro me shtesat e Qeverisë, shkruan Jepi zë.
Kjo pasi shumica e bankomateve në Mitrovicë, ishin zbrazur.
Qytetarët janë ankuar sepse janë bërë 4 ditë që kur ata nuk po mund t’i tërheqin paratë e tyre.