Vjehrri shtynë nusen, përfundojnë të dy në Policinë e Kosovës

Publikuar më:

Në Prizren dje ka ndodhur një incident brenda një familje në rrugën “Bushatlinjët”.

Një zënkë mes nuses dhe vjehrrit 68-vjeçar për pak sa nuk eskaloi.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, pas të cilit 68-vjeçari e ka shtyrë nusen dhe ajo është rrëzuar.

Si pasojë, ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy në stacionin policor ku janë intervistuar.

Nusja ka deklaruar ndërkaq në Polici se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrin.

JU REKOMANDOJMË