Kasapolli: Kemi ardhur në një situatë ku prostituta shet moral, e hajni flet për zhvillim ekonomik

Publikuar më:

Analisti Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka kritikuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova po përballet me një krizë institucionale që, sipas tij, po zgjatet prej më shumë se dy vitesh.

Kasapolli deklaroi se skenari politik po përsëritet vazhdimisht, pa prodhuar zgjidhje.

“Është një film që e kemi parë tri herë. U bënë dy vite që po e shohim të njëjtin skenar dhe po presim rezultat tjetër. Është njësoj si të hipësh në trenin e gabuar dhe të presësh të mbërrish në destinacionin e duhur”, tha ai.

Kasapolli paralajmëroi se, nëse brenda dy muajve nuk zgjidhen Presidenti dhe institucionet e reja, vendi rrezikon përqendrimin e pushtetit.

“Nëse brenda dy muajsh nuk do të kemi as president e as parlament funksional, do të kemi një pushtetar si Albin Kurti që i kontrollon të gjitha institucionet. Po presim të kthehet nga Greqia, besoj që ka shkuar t’i karikojë bateritë”, u shpreh ai.

Në fund të deklaratës, Kasapolli përdori një krahasim të ashpër për të përshkruar, sipas tij, gjendjen e diskursit politik në vend.

“Kemi ardhur në një situatë ku prostituta shet moral, e hajni flet për zhvillim ekonomik”, deklaroi./RTV21

JU REKOMANDOJMË