I arrestuari për kanosjen e ministrit Xhelal Sveçla është Remzi Hajrezaj, vëllai i një zyrtari të Komunës së Pejës, shumë të afërt me kryetarin Gazmend Muhaxheri.
Remzi Hajzeraj u arrestua të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ndërsa po hynte në territorin e Kosovës. 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për kanosjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme në nëntor të vitit të kaluar.
Pas arrestimit në aeroport, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.
“Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, tha Policia në raportin 24-orësh.
Paparaci mëson se i arrestuari është vëllai i Januz Hajzerajt, zyrtar i Komunës së Pejës dhe Koordinator i Sistemit të Performancës në këtë komunë.
Hajzeraj është i punësuar prej vitesh në Komunën e Pejës. Më parë ka shërbyer edhe si drejtor i Qendrës së Kulturës







