Burim Ramadani ‘sfidon’ politikanët: Bëjeni narko-testin, unë e bëra

Publikuar më:

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani, ka dalë me një kërkesë interesante, duke sfiduar politikanët dhe zyrtarët e vendit.

Ai ka ftuar pushtetarët që ta bëjnë narko-testin, duke treguar me anë të një videoje dhe duke paraqitur një dokument, se ai tashmë i është nënshtruar një testi të tillë.

Ramadani ka thënë se institucioni i duhur për luftimin e drogave në Kosovë është Qeveria, prandaj sipas tij, zyrtarët e saj duhet të jeni shembull.

“Shteti ka përgjegjësi për luftimin e drogave dhe shteti ka shumë institucione për ta kryer këtë punë. Ky institucion është qeveria e Kosovës. Bëjeni narko-testin, jo se po paragjykoj diçka, por ju sfidoj që të jepni shembullin se jeni të vërtetë në luftën kundër drogave. Edhe nëse jeni të pastër, nuk është keq ta jepni shembullin…”, ka thënë mes tjerash Ramadani.

JU REKOMANDOJMË