Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burg për keqpërdorim

Publikuar më:

Sipas aktakuzës, Ymer Dragusha, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna, ky i fundit në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës rreth 37 milionë euro.

Ish-drejtori i Zyrës së Prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës, Ymer Dragusha, është dënuar me dy vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në rastin ku i akuzuar është edhe ish-Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Aktgjykimi ndaj Dragushës u shpall këtë të mërkurë (08 korrik) pasi i njëjti kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie, duke marrë edhe cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues.

Sipas aktakuzës, Ymer Dragusha, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna, ky i fundit në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës rreth 37 milionë euro.

Veprimet e të njëjtëve lidhen me dhënien e tenderëve në formë të kundërligjshme dhe me favorizime për kompani të caktuara, të cilat sipas Prokurorisë janë bërë me udhëzimet e Nagip Krasniqit.

Tenderë, në formë jo-ligjore u ishin dhënë edhe kompanive greke.

JU REKOMANDOJMË