Vazhdon tmerri nëpër markete: Një domate(pa mish) po kushton 0,52 cent

Publikuar më:

Çmimet në produktet bazë po vazhdojnë të rriten nëpër marketet e Kosovës.

Pavarësisht raportimeve, shteti nuk po merr masa kësaj radhe.

Pas shtrenjtimit të specave ku një kilogram speca shkoj deri në 7,99 euro nëpër markete, edhe për domate janë ngritur çmimet, ndërsa sot një copë ka kushtuar 0,52 cent, shkruan Jepi zë.

Qytetarët po ankohen vazhdimisht se mezi po ia dalin të mbulojnë shpenzimet elementare brenda muajit.

Jepi zë ka raportuar edhe më herët për çmimin e lartë të specave në veçanti, por edhe të produkteve të tjera ushqimore.

JU REKOMANDOJMË