Tragjike: Humb jetën një fëmijë kosovar, pasi banesa u përfshi nga zjarri

Publikuar më:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Washington”, në Gjakovë, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, ka humbur jetën një fëmijë.

Bëhet e ditur nga sinjali se Zjarrfikësit kanë arritur t’i shpëtojnë dy persona, por fatkeqësisht jo edhe fëmijën, i cili ishte i palëvizshëm.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, teksa për rastin është njoftuar edhe Policia.

JU REKOMANDOJMË