“Ti prapë po m’çon n’burg pa faj, i kam njerëzit e fortë – s’ki me punu mo ti”/ Kërcënohet polici i Kosovës

Publikuar më:

Një zyrtar policor është kërcënuar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, nga një person që ishte nën masën e ndalimit lidhur me një rast për të cilin dyshohej.

Gjithçka dyshohet se nisi nga mllefi i të dyshuarit për arrestimin e tij dhe për disa raste të tjera që dyshohej më parë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari i ishte drejtuar zyrtarit policor me fjalët “Ti më ke dërguar në burg pa faj për rastin e grabitjes, këtë s’ka me ta falë kurrë, i kam i njerëzit e fortë, s’ki me punu ti mo”.

Për të mos mbaruar me kaq, kanosja kishte vazhduar edhe gjatë kohës kur Policia po e transportonte të dyshuarin për në Gjykatë.

I njëjti i kishte thënë policit se “prapë po më qon në burg pa faj, si herën e parë, ti më ke lajmëru kur unë e kam thyer arrestin shtëpiak, por kur të dal prej këtu, shihemi unë ti privatisht”.

Prokuroria është njoftuar menjëherë për rastin dhe kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarit për veprën penale “kanosje”.

JU REKOMANDOJMË