Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka krahasuar qeverisjen e Albin Kurtit me atë të Viktor Orbanit në Hungari, duke thënë se të dy udhëheqin me populizëm.
Sipas tij, nëse në Hungari populizmi nuk “pi më ujë” dhe po i vjen fundi, e njëjta gjë mund dhe duhet të ndodhë edhe në Kosovë, më 7 ose 14 qershor 2026.
Postimi i plotë:
“Nëse në Hungari nuk pi më ujë populizmi dhe i ka ardhur fundi, e njëjta duhet dhe mund të ndodhë edhe në Kosovë, më 7 ose 14 qershor 2026!”







