ShFMU “Skënderbeu” në Vaganicë, probleme me ndërrimin e shpeshtë të mësueseve

Publikuar më:

“Jepi zë” ka raportuar sot shqetësimin e prindërve të nxënësve të shkollës “Fazli Grajqevci” në Shipol.

Ata nuk po i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të ndërrimit të shpeshtë të mësueseve, gjë kjo që nuk po ndikon mirë tek fëmijët, raporton Jepi zë.

Të njejtin problem e shqetësim e kanë edhe prindërit e nxënësve të shkollës së Vaganicës.

Ata tregojnë për “Jepi zë” se mësuesja e një klase në këtë shkollë është ndërruar plot gjashtë herë.

Sipas prindërve, mësuesja aktuale nuk është adekuate sepse siç shprehen ata, ajo është pranuar me të njofshëm në konkursin e fundit, për të cilën thonë se posedojnë fakte.

Gjithashtu këta prindër kanë dërguar në “Jepi zë” edhe kërkesën me shkrim që e kanë dërguar në DKA, për të cilën thonë se nuk është shqyrtuar ende.

JU REKOMANDOJMË