Punëtorët e Ujësjellësit “Mitrovica” në hall me pagat e tyre, menaxhmenti i ri po ua vonon vazhdimisht

Publikuar më:

Në këtë kohë kur çmimet në vendin tonë po vazhdojnë të rriten, punëtorët e Ujësjellësit “Mitrovica”, jo që nuk kanë rritje, por nuk janë duke i marrë as pagat e tyre solide.

Punëtorët e kësaj kompanie regjionale janë në hall me menaxhmentin e ri, pasi vazhdimisht po kanë vonesa në marrjen e pagave.

Ky problem me vonesa të pagave ka filluar në 6 muajt e fundit, kohë kur kishte ardhur menaxhmenti i ri.

Sipas punëtorëve, ata kishin pritur që me drejtorin e ri, gjendja të përmisohej, por ajo vetëm është keqësuar.

Gjendja ekonomike e punëtorëve është jo stabile dhe shumë nga ta janë nëpër kredia, dhe këto vonesa pas datës 10 të secilit muaj, e ndonjëherë edhe më shumë po shkaktojnë çrregullime në familjet e tyre.

JU REKOMANDOJMË