Policia tregon nëse ka të lënduar nga djegia e banesës në Tunel të Parë

Publikuar më:

Një banesë ka marrë flakë para pak minutash në fshatin Tunel i Parë, që gjendet në rrugën Mitrovicë-Shalë e Bajgorës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke sqaruar se nuk ka të lënduar sepse me kohë ishin larguar njerëzit që ishin brenda.

Zyrtarë të policisë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë se zjarri është lokalizuar dhe është gati për t’u fikur.

Ndërkohë, për shkaqet që sollën deri tek zjarri akoma nuk dihet. Zjarrfikësit dhe Policia po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

LAJMI I FUNDIT: Digjet një banesë në Tunel të Parë, nuk dihet nëse ka njerëz brenda

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.