Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në zonat bregdetare të Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta lidhur me pastërtinë, çmimet dhe mungesën e hapësirave publike.
Përmes një njoftimi publik në Facebook, Ndreu ka vënë në dispozicion të pushuesve numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke i ftuar qytetarët që të raportojnë me mesazh, SMS, çdo rast abuzimi apo shkeljeje që konstatojnë gjatë sezonit turistik.
Kontaktet e publikuara janë:
Pjerin Ndreu – Kryetar i Bashkisë: +355 69 404 5011
Fatjon Zefi – Zv/Kryetar i Bashkisë: +355 69 559 1150
Brahim Demi – Administrator i Shëngjinit: +355 69 333 4446
Zhaneta Frroku – Administratore e Shënkollit-Talës: +355 69 996 1800
Besmir Frroku – Drejtor i Lezha Invest: +355 69 393 0434
Renaldo Xhanej – Drejtor i Turizmit: +355 69 626 7623
Njëkohësisht, Bashkia Lezhë ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e Tales, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.
Për shezllonet bazike prej alumini, çmimet janë:
Tale – 300 lekë
Shëngjin, Qendër, dhe Kune – 400 lekë
Rana e Hedhun – 500 lekë
Për shezllonet prej druri me dyshek, çmimet janë:
Tale – 700 lekë
Shëngjin, Qendër – 800 lekë
Rana e Hedhun – 1.000 lekë
Ndërsa çmimi për gazebot familjare varion nga 1.500 deri në 2.500 lekë.
Sipas Ndreut, këto janë çmimet e miratuara dhe të detyrueshme për subjektet private, si dhe për hapësirat që administrohen nga Lezha Invest.
“Çdo subjekt që aplikon çmime më të larta se këto, duhet të denoncohet menjëherë pranë numrave të mësipërm”, thuhet në reagim.
Ndreu u ka bërë thirrje pushuesve që, përmes mesazheve SMS, të denoncojnë çdo rast që bie në kundërshtim me ligjin, standardet e shërbimit apo interesin e tyre.









