Bujar Muli synon të shtunën Rekordin Botëror Guinness në Vushtrri

Publikuar më:

Herkulesi vushtrrias, Bujar Muli, ka ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm këtë të shtunë në Sallën e Sportit në Vushtrri, ku do të tentojë të thyejë një Rekord Botëror Guinness.

Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 17:00, ndërsa Muli ka bërë të ditur se synon të mbajë një peshë prej 2,000 deri në 2,500 kilogramë, në përpjekje për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.

Përmes një video-mesazhi, ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se prania e tyre do të jetë motivim i madh gjatë këtij sfidimi.

“Prania dhe përkrahja juaj do të jenë forca ime më e madhe. Me ndihmën e Allahut, shpresoj të dalim faqebardhë. Ju mirëpres të gjithëve”, ka deklaruar Bujar Muli.

Tentativa për rekord pritet të tërheqë vëmendjen e shumë qytetarëve dhe sportdashësve, të cilët do të kenë mundësinë ta ndjekin nga afër këtë sfidë të pazakontë në Sallën e Sportit në Vushtrri.

JU REKOMANDOJMË