Një person dëmton dy vetura me gurë në veri të Mitrovicës, Policia po e kërkon

Publikuar më:

Të premten në Mitrovicë të Veriut një person ka raportuar se dikush ia ka dëmtuar të dy veturat duke i goditur me gur.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është nën kërkim dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se  i dyshuari mashkull kosovar, ia kishte dëmtuar dy veturat e tij duke i goditur me gur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është në kërkim policor. Rasti në hetime”.

JU REKOMANDOJMË