Nesër nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, pritet tollovi

Publikuar më:

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se nesër, më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, operatori ekonomik do të nisë punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Për shkak të zhvillimit të punimeve, në këtë segment rrugor priten kufizime të përkohshme në qarkullim.

“Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, apelohet që të respektohet sinjalizimi i përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

JU REKOMANDOJMË