KRM “Uniteti” kërkon që çmimi i largimit të mbeturinave të rritet nga 6 në 9 euro

Publikuar më:

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” ka kërkuar nga komunat aksionare rritjen e çmimit për shërbimin e grumbullimit dhe largimit të mbeturinave.

Sipas propozimit të kompanisë, tarifa mujore do të rritej nga 6 euro në 9 euro për konsumatorët.

Për “Jepi zë”, kryeshefja e KRM “Uniteti”, Vesa Broja, ka konfirmuar se kompania ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për rritjen e çmimit.

Tashmë pritet që tri komunat aksionare të shqyrtojnë propozimin dhe të marrin vendim lidhur me kërkesën e “Unitetit” për ndryshimin e tarifës së shërbimit.

Nëse miratohet, tarifa mujore për largimin e mbeturinave do të pësojë rritje prej 3 eurosh, nga 6 në 9 euro në muaj.

JU REKOMANDOJMË