Specialja i ndalon Haxhi Shalës pushimet në Shqipëri me familjen

Publikuar më:

Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, i njohur si “Komandant Topi”, nuk i është lejuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës të udhëtojë për në Shqipëri me familjen.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, përmes një komunikate për media, kanë thënë se një udhëtim i tillë është thelbësisht i papajtueshëm me dënimin e shqiptuar dhe se lirimi me kusht nuk duhet të ndërpritet, përveç rasteve kur ka arsye bindëse ligjore ose humanitare.

“Më 23 qershor 2026, Presidentja Ekaterina Trendafilova refuzoi kërkesën e Haxhi Shalës për të udhëtuar në Shqipëri për një pushim të shkurtër, derisa ai po vuan pjesën e mbetur të dënimit sipas kushteve të vendosura pas lirimit të tij në Kosovë”, thuhet në vendimin e Speciales.

“Topi” akuzohet nga Specialja se së bashku me Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari ka organizuar takime me një dëshmitar, në përpjekje për të ndikuar që ai të tërhiqet nga dëshmia.

JU REKOMANDOJMË