Ish-kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar një fotografi ku shihen dy figurat që po gjykohen në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në postimin e tij, Nura është shprehur:
“Mirëmëngjesi miq,
Mbani besimin!
Po vijnë ditët kur zhgënjimi do t’i lërë vendin shpresës, regresi zhvillimit dhe përçarja bashkimit. Kaosit po i vjen fundi.
Miq, ata po vijnë.”







