Talentja mitrovicase Melisa Ibrahimi po prekë majat e suksesit – Spanja e shpalli “Artiste Nderi”

Publikuar më:

Pianistja e re nga Mitrovica, Melisa Ibrahimi, po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare të muzikës klasike, duke e ngritur emrin e Kosovës në skenat më prestigjioze evropiane.

Së fundi, Melisa është nderuar në Spanjë me çmimin prestigjioz “Award of Supreme Excellence”, ndërsa është shpallur edhe “Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë”, një vlerësim i veçantë i ndarë nga organizata ndërkombëtare World Piano Association Spain.

E lindur në Mitrovicë, Melisa Ibrahimi konsiderohet ndër pianistet më të suksesshme kosovare të brezit të saj. Ajo jeton dhe zhvillon studimet e avancuara në Madrid të Spanjës, ndërsa gjatë karrierës së saj ka fituar dhjetëra çmime në gara ndërkombëtare të pianos dhe ka performuar në skena të njohura evropiane.

Sipas mediave dhe kritikëve të muzikës klasike, interpretimet e saj janë vlerësuar për virtuozitetin, emocionin dhe teknikën e lartë artistike, duke e bërë një prej emrave më premtues të muzikës klasike nga Kosova.

Ky vlerësim i fundit në Spanjë konfirmon se talentja mitrovicase po ngjitet me hapa të sigurt drejt majave të suksesit ndërkombëtar, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenat botërore të muzikës klasike.

JU REKOMANDOJMË