Mitrovicë: Gjykata merr vendim për 24-vjeçarin që goditi me çekan një person

Publikuar më:

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e sigurisë personit që dyshohet për vrasjen në tentativë ndaj një 34-vjeçari në Mitrovicën e Veriut.

Bëhet e ditur nga sinjali se gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë aktvendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit 24-vjeçar, U.M.

Kujtojmë se gjithçka ka ndodhur të hënën në rrugën ‘Princi Millosh’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pas goditjes me çekan nga i dyshuari, një 34-vjeçar është transferuar me urgjencë në spitalin e Beogradit.

JU REKOMANDOJMË