Mitrovicasi nxehet nga rakia, nxjerr armën dhe gjuan 3 herë në kafe

Publikuar më:

Një person nga Mitrovica mbrëmë në ora 03:00 pas mesnate ka shtënë me armë në drejtim të dyshemesë së një lokali, tri herë radhazi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Shipol të Mitrovicës.

Siç njofton Policia e Kosovës, nga rasti uk raportohet për lëndime në njerëz, shkruan Mitropol.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË