Ministri Ejup Maqedonci në selinë e NATO-s, takohen me Zelenskyn

Publikuar më:

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Sipas Maqedoncit, në takim morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata aktuale në Ukrainë.

Takimi u udhëhoq nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit rikonfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të saj përballë agresionit rus.

Maqedonci theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar përkrah partnerëve dhe aleatëve të saj në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.

Në margjinat e takimit, ai zhvilloi gjithashtu takime dhe diskutime me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, ku u trajtuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë.

JU REKOMANDOJMË