Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka komentuar deklaratat e fundit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, karshi partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Në emisionin “Kosova Today”, Daka tha se Rama, sipas saj, po jep sinjale për ndryshim, transmeton Klankosova.tv.
“Përparim Rama është duke krijuar një profil shumë interesant dhe pak më ndryshe. Është duke treguar një guxim në raport me Vetëvendosjen. Nuk po duket që është frikacak “, u shpreh Daka në Klan Kosova.
Pos tjerash, Daka tha se Ramës do duhej t’i ofrohej një mundësi më e madhe.
“Përparimi po i ‘tregon dhëmbët’, ashtu siç është dashur t’i tregojnë partitë opozitare, dhe po tregon që ka guxim me iu kundërvu VV-së”, tha ajo ndër të tjera.







