Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka dalë në mbrojtje të Dejonës, duke kritikuar ashpër ish-strukturat e pushtetit dhe bashkëpunimet e tyre me Listën Serbe.
Sipas Krasniqit, në kohën kur, siç shprehet ai, “Lista Serbe dhe Milan Radojçiqi bënin koalicion dhe biznes në Prishtinë me Sami Lushtakun”, Dejona dhe aktivistë të tjerë nga Shqipëria përndiqeshin nga institucionet e kohës, të cilat ai i quan “pushteti Pronto”.
“Dejona jam edhe unë”, ka shkruar Krasniqi, duke shprehur solidaritet me aktivisten.
Ai ka theksuar se idealet e luftës së UÇK-së i sheh te veprimtaria politike e Dejonës dhe jo, siç ka thënë ai, “te zullumqarët multimilionerë që Kosovën e kanë trajtuar si plaçkë lufte”.






