Ky është mitrovicasi që u paraqit se ka kontakt me zyrtarë të AKI-së dhe ia kërkoi një personit 2 mijë euro

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të dyshuar për veprën penale ‘Mashtrim në tentativë’.

Mësohet se i njëjti është paraqitur se ka kontakt me zyrtarë të AKI-së dhe ia ka kërkuar një personi 2 mijë euro.

Burimet brenda Prokurorisë të sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Brahim Gjakën, 73-vjeçar, i cili po dyshohet se ka tentuar ta mashtrojë një 69-vjeçar.

73-vjeçari dyshohet se është takuar me viktimën nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë prej 2000 eurove, kinse ai është në kontakt me dy zyrtarë të AKI-së, të cilët i kanë kërkuar që të kryejë shërbime në favor të viktimës.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

JU REKOMANDOJMË