Krasniqi kritikon Byronë për konfiskimin e pasurisë: Rrezik për demokracinë dhe kapje e shtetit

Publikuar më:

Ish-deputetja nga Vushtrria e Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj debatit për Byronë për konfiskimin e pasurisë, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që, sipas saj, po paraqitet si luftë kundër korrupsionit, por në thelb rrezikon të shndërrohet në instrument të përndjekjes politike.

Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka theksuar se krijimi i institucioneve për të sistemuar militantë partiakë nuk përbën reformë, por degradim të demokracisë dhe forcim të kapjes së shtetit.

Ajo është shprehur se pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet pa kompromis, por ka kundërshtuar zbatimin e standardeve të dyfishta dhe vendimmarrjen sipas interesave partiake. Sipas saj, drejtësia nuk duhet të përdoret si vegël e pushtetit.

Në përfundim, Krasniqi e ka cilësuar këtë nismë jo si reformë, por si rrezik për demokracinë dhe një mënyrë për të rehatuar militantët partiakë.

JU REKOMANDOJMË