Hajni e ndjek gruan mitrovicase deri në katin e 4-të, ia grabit paratë dhe ikën

Publikuar më:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të grabitjes që ka ndodhur mbrëmë, në rrugën “Isa Boletini”, në Mitrovicë, pas denoncimit të një 30-vjeçareje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesën e viktimës, e cila u terrorizua kur e vërejti se hajni po e përcillte deri në katin e katërt , ku ia kapi me forcë çantën dhe më pas ia grabiti paratë që ranë në tokë.

Sinjali mëson se i dyshuari ka pasur kapelë të vendosur në kokë, në mënyrë që të mos identifikohet. Pasi ka marrë paratë ai ka nisur të vrapojë dhe ka ikur në një drejtim të panjohur.

Policia është njoftuar menjëherë për rastin, ku në vendin e ngjarjes njësite policore kanë marrë një deklaratë nga viktima, e cila e ka përshkruar në detaje ngjarjen.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të mbledhur prova dhe identifikuar personin e dyshuar.

JU REKOMANDOJMË